.

“Kisha rritur çmimin”, Bes Kallaku tregon fillimet e suksesit, reagimi epik i gjyshit të tij

Bes Kallaku ëshë një ndër personazhet më të preferuar të publikut, i cili ka rrëmbyer zemrat e tyre me rolet karakteristike në spektaklet e humorit, por edhe me thjeshtësinë që e karakterzion.

Ai ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, i cili ka realizuar një intervistë shumë të ndjerë, ku ka rrëfyer gjëra që nuk i dinim për të.

Besi ka nënvizuar sakrificat dhe vështirësitë në fillimet e karrierës së tij, të cilit i duhej të udhëtonte çdo ditë nga Fushë-Kruja për në Tiranë.

“Unë jam rritur me gjyshin dhe me gjyshen. Deri në moshë 21-vjeçare kam fjetur me Ijen. Unë në fillimet e mia në Portokalli kam qenë në gjimnaz. Nuk i kisha bërë akoma 18 vjeç. Ikja dhe vija me furgon, me makina të rastit nga Fushë-Kruja. Makinën e parë, golfin dysh ma ka dhënë gjyshi. Ka qenë makina e gjyshit dhe ma ka dhënë. Ai më thoshte gjthmonë që kthe kokën mbrapa dhe shiko nga je nisur për të shkuar në atë punë”, është shprehur Bes Kallaku.

Aktori i njohur ka treguar për këshillat e vyra që i jepte gjyshi, i cili ende sot nuk i harron, por i mban vathë në vesh.

“Unë rrija me gjyshin dhe luanim me letra deri në darkë. Por tek shtëpia e vjetër, kanë qenë ato dritaret vetëm me dru. Mirëpo nuk ka patur shtëpi në katund që të mos i hynte i ftohti nga poshtë dritares dhe gjithmonë kemi lënë një batanije tek dritarja gjatë dimrit që të mos futej i ftohti. Duke luajtur me letra me gjyshin, në 2005, më bie telefoni në darkë edhe më merr dikush nga Italia dhe më kërkon koncert në Itali. Unë kisha filluar dhe kisha rritur pak çmimin. Por më përpara kur shkoja nëpër koncerte më linin hotele me një yll e gjysëm ose flija tek ndonjë kurshëri kur shkonim në Greqi, Itali. I them atij personit që më mori në telefon për koncert ‘O vëllai , a e di si është puna? Unë pa 1500 euro nuk vij’. Unë i thoja atij 1500, që po të thoshte ai qëështë shtrenjtë t’i thoja për 1000 euro. Por që ai pranoi me 1500 euro. Pastaj i thash që ‘të lutem, hotelin e dua me 4 yje’. Ndërsa gjyshi më bie me shpullë pas qafe dhe më tha ‘afroje çik batanijen se po hy i ftohti aty”, ka tregur Besi duke qeshur.

Ai ka theksuar mesazhin e gjyshit, se pavarësisht suksesit dhe sa lart të shkosh, e rëndësishme është që të qëndrosh me këmbë në tokë dhe mos të harrosh asnjëherë nga kë ardhur.