.

Pse u ndave me Beartin? Flet Tea Trifoni, tregon a do të kthehet në “Përputhen”

Lidhja e Tea Trifonit me Beart Rexhepin ishte një ndër lajmet më të komentuara, pasi ish-konkurrentja doli nga programi e “përputhur” me Andi Shehun, ndërkohë që ishte në një romancë me 24-vjeçarin.
Por “përralla” e tyre e dashurisë mori fund shumë shpejt, ndërsa nuk dihen ende arsyet që çuan ish-çiftin drejt këtij vendimi.
“Do të flas për këtë”– tha Tea Trifoni, teksa u pyet nga ndjekësit mbi vendimin e ndarjes me Berat Rexhepin.

Ndërsa pyetjes a do të rikthehet në “Përputhen”, ajo iu përgjigj: “Jo, cikli im aty dhe gjithçka ka të bëjë me të, po mbyllet.”