.

E infektuar me Covid dhe shtatzënë, Almeda Abazi tregon gjendjen shëndetësore

Aktorja Almeda Abazi është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndërsa pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë. Mirëpo, së fundmi, ajo ka njoftuar se bashkë me partnerin e saj, Tolgahan Sayisman, janë infektuar me COVID-19.
Përmes një postimi në Instagram, Almeda shfaqet duke marrë ajër të pastër në natyrë, ndërsa thotë se sot është më mirë me shëndet.
“Më në fund ndjehem pak më mirë sot, faleminderit të gjithë që keni pyetur”, ka shkruar ajo.