.

Leonardo DiCaprio feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bën ‘fiksimi’ i të gjitha vajzave

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, është një ndër më të pëlqyerit e sidomos nga femrat.

Ai mbetet ikona e viteve ’90, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve me rolet e tij të ndryshme dhe vazhdon të jetë ende një nga artistët më të vlerësuar në botën e kinemasë.

Ditën e sotme, aktori i preferuar i të gjitha vajzave feston ditën e tij të lindjes. DiCaprio ka lindur më 11 nëntor të vitit 1974 dhe mbush plot 45 vjeç!

Por pavarëswisht se sa bën sot, ai nuk e tregon aspak moshën e tij dhe duket ende si një djalë në të njëzetat. Madje edhe partnerja e tij, Camila Morrone, është vetëm 20 vjeç!

Disa herë i nominuar për “Oscar”, DiCaprio e ka nisur karrierën e tij që në moshën 16-vjeçare. Roli i tij i parë ishte në serialin “Parents in blue jeans”, për të vazhduar më tej me dhjetëra role të tjera.