.

“Nuk e njihja më veten”/ Jolie rrëfen periudhën e ndarjes nga Pitt

 

Angelina Jolie ka rrëfyer së fundmi rrugëtimin e vështirë pas ndarjes nga Brad Pitt. Në një intervistë për revistën franceze “Madam”, Jolie u shpreh se pas divorcit përjetoi ndjesinë e të qenurit e humbur. Aktorja tha gjithashtu se momentalisht po përjeton një periudhë tranzicioni, “një kthim në rrënjët e saj”.

Ishte një moment i ndërlikuar, nuk e njihja më veten. Isha bërë më e vogël, gati e parëndësishme, gati e padukshme. Ndjeva një trishtim të thellë dhe të vërtetë, u lëndova. Nga ana tjetër, ishte interesante të rikthehesha me këtë përulësi dhe madje edhe me këtë parëndësi që po ndjeja. Ndoshta kjo është ajo që qenia njerëzore është në fund”-tha Jolie.

Risjellim në vëmendje se aktorja pohoi para pak kohësh, përgjatë një interviste, se një ndër arsyet e ndarjes nga Brad Pitt ishte varësia e tij ndaj alkoolit. Jolie dhe Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.