.

Justin u martua me Haileyn dhe e dini si reagoi Selena Gomez për këtë?


Këtë fundjavë, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë mbajtur ceremoninë e tyre të dasmës, një vit pasi u kurorëzuan me martesë në fshehtësi.

Festa u bë në Karolinën e Jugut dhe në gëzimin e çiftit ishin të ftuar jo vetëm miq e familjarë, por edhe personazhe të njohur VIP.

Megjithëse u munduan ta mbanin sa më të fshehtë ceremoninë, në rrjet qarkulluan fotot e çiftit të veshur si nuse e dhëndër, madje u zbuluan edhe detaje nga festa.

Teksa Justin martohej, me siguri shumica janë bërë kuriozë të dinë si ka reaguar ish-i i tij, Selena Gomez.

Dyshja ka qenë për një kohë të gjatë në lidhje dashurie dhe pas ndarjes, Selena e kaloi keq këtë periudhë duke vuajtur nga ankthi.

Megjithatë, burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo e ka marrë veten tërësisht dhe nuk e shqetëson aspak martesa e Justin dhe Hailey-t.

Selena ka kuptuar se vendimi i ndarjes së saj me këngëtarin ka qenë i duhuri dhe se tashmë është më mirë pa të.

Madje, ajo nuk po vuan më nga ankthi dhe është në fazën më të qetë të jetës së saj, ku po i përkushtohet vetes, familjes dhe miqve.

“Selena e di se është më mirë pa Justin dhe ky është vendimi më i shëndetshëm për të. Ajo është e hapur për takime të reja, por momentalisht është fokusuar vetëm tek vetja dhe po shijon jetën aq sa mundet. Ajo po kthehet në Selenën që personat afër saj njihnin, para lidhjes me Justin. Ajo ka dalë me miq të vjetër e familjarë, duke e mbajtur veten jashtë vëmendjes dhe larg vendeve publike.”- ka treguar burimi për “Cosmopolitan.com”.

Epo, e shkuar e harruar!