.

Vlahutin kundër Ramës për emigracionin

Ikin apo nuk ikin shqiptarët për emigrim dhe cilat janë arsyet është një nga debatet që kthehet e rikthehet në vëmëndje gajte 5 vjecarit të fundit. Shifrat alarmante të  ikjes dhe kërkesës për azil të shqiptarëvë në shumë vende të europës e renditën Shqipërinë të dytën pas Sirisë.
Por nga qeveria socialiste ky problem nuk është pranuar asnjeherë thellësisht.
“Sa here vjen fjala per emigracionin debatet zhvendosen në lëmin e hiperbolave dhe dëshshpërimit“- tha kryeministri Rama ne një konferencë për emigracionin.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një fenomen historik emigracionin në Shqipëri të nxitur jo nga arsye politike. Kryeministri tha se shifrat janë larg “bombave” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike. Ai mori si shembull largimin e 50 mijë personave nga Kroacia, vend i BE-së në vitin 2017, ndërsa nga Shqipëria që nuk është pjesë e tregut të lirë të punës, u larguan gati 40 mijë.
Por ambasadorja Vlahutin duket se ka tjeter mendim për shifrat kur u shpreh e shqetësuar për shifrat e azilkërkimit kur në Lezhë një ditë më parë tha : “Mos ikni nga vendi për azil. Azilkërkimi është për ata njerëz që kanë kaluar përndjekje të tmerrshme, si ata që kanë ikur nga Siria e Afganistani. Mos ju besoni atyre që ju japin ide të tilla për të punuar se është humbje kohe dhe kosto”, tha Vlahutin.Ambasadorja e BE-së gjithashtu iu kërkoi qytetarëve të denoncojnë abuzimet dhe të kenë besim tek policia për të denoncuar rastet e paligjshme.
Edhe ambasadorja gjermane Susanne Schütz kathënë pak kohë më parë : “Numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve është akoma tepër i lartë. Shqipëria është një vend kandidat i Bashkimit Europian dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil. Ata do të kthehen në Shqipëri, edhe nëqoftëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani për 5 vjet”.