.

“Virusi nuk po pyet”, Mjeku ngre alarmin: Mbi 2 mijë e 500 fëmijë të infektuar me Covid në Shqipëri

Të dhënat e fundit kanë treguar se koronavirusi nuk po njeh moshë. Mjeku kardiolog, Nevruz Caushaj bëri të ditur në “ABC e Mëngjesit” se janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë.
“Shtimi i vdekjeve nga Covid ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjerë.
Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët.
Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët. Ky virus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e parë“, deklaroi Caushaj.