.

Video/ I ftohti ekstrem në SHBA, pamje spektakolare nga ujëvara e ngrirë e Niagarës

I ftohti ekstrem që ka pushtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka lënë pas as ujëvarën e Niagarës, pjesë të shumta të saj të cilat kanë ngrirë për shkak të temperaturave shumë gradë nën zero.

Ujëvara në kufi me Kanadanë ngriu pothuajse e gjitha, një pamje e jashtëzakonshme kjo që përsëritet thuajse çdo vit por këtë herë niveli i ngrirjes ishte edhe më i madh, duke i lënë pa frymë spektatorët fatlumë të cilët mundën të dëshmojnë skulpturat natyrale të akullta, malet e dëborës dhe forma që e bëjnë këtë një peisazh dimëror gati të pabesueshëm.

Këtë radhë, si për ta bërë këtë dhuratë të natyrën edhe më të paharrueshme, mbi ujëvarë u shfaq edhe një ylber. Sakaq, në pjesën të Shteteve të Bashkuara, temperaturat kanë nisur të rriten duke sjellë ngrohtësi në zonat e goditura rëndë nga moti i ashpër dimëror.

Jugu amerikan përballet tani me sfidën e pastrimit dhe riparimeve të kushtueshme pas disa ditësh të ftohti ekstrem dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.