.

Pse nuk bëri koalicion me Patozin? Topalli: Basha dhe Rama na e kanë bërë të pamundur


Mbrëmjen e sotme në Open në Top Channel, Jozefina Topalli, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim u pyet se pse ka zgjedhur të hyjë e vetme në zgjedhje dhe jo përkrah partisë së Astrit Patozit.

Ajo tha se ka komunikime të vazhdueshme me Patozin dhe se do të bashkëpunojë me partinë e tij, por se pakti i bërë nga Rama dhe Basha, nuk u lejon që ata të bëjnë koalicion.Pse nuk bëri koalicion me Patozin? Topalli: Basha dhe Rama na e kanë

“Basha dhe Rama kanë tentuar të bëjnë të pamundur që lëvizjet e reja politike të jenë në parlament. Pavarësisht se i kanë luajtur rolet dhe kur njerëzve u ka ardhur në majë të hundës këto parti politike, nuk do të jetë pengesë që partia jonë do të sjellë ndryshim.

Kemi një marrëveshje me Patozin, por është vetë ligji që e bën të pamundur. Kështu që nuk jemi me lista të përbashkëta. Është ndërtuar çdo gjë, janë këto dy persona, që të mbyllin skemën politike, që edhe në dekadat e ardhshme ata të qeverisin njëri pas tjetrit,” tha Topalli.