.

Policia ndërmerr plan masash: Të regjistrohen armët e gjahut që nga ’93. Zbulohet arsyeja

Policia ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut.
Sipas një dokumenti të shpërndarë, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala kërkohet identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë që nga viti 1993.
Një gjë e tillë kërkohet pasi shumë prej këtyre personave kanë ndryshuar vendbanime dhe janë larguar jashtë vendit.Sipas policisë, armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronic SIMA.