.

Makina del nga rruga në aksin Laç-Patok, vdes 22-vjeçar

Një 22-vjeçar ka humbur jetën në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Patok
Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen .
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.