.

Kush është shqiptari i arrestuar në Fier, pjesë e bandës që “mbyti” me drogë Italinë

Pas goditjes së dy bandave të trafikut të drogës në Itali, mësohet se një shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.
Gazeta SHQIP mëson se i arrestuari është Rosman Sulo, 28 vjeç, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri.
Në pranga ka rënë në Itali edhe një tjetër shqiptar. Policia italiane ka shkatërruar sot dy grupe kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali.
Autoritetet policore italiane të qytetit të Milanos, në bashkëpunim me Departamentitn e Antimafias së Milanos kanë goditur dy grupet që përbëheshin nga shtetas shqiptarë e italianë.
Të arrestuarit trafikonin kokainë, hashash e marijuanë nga Shqipëria në Lombardi e në rajone të tjera italiane.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 kompani, 2 ndërtesa, 3 scooter, 9 automjete e 2 motoçikleta.