.

“Ju shquheni për ‘të kap për zhelesh, të nxjerr jashtë’”/ Topalli: Nuk mund të më akuzoni se nuk kam qenë e ashpër me korrupsionin

E ftuar në emisionin “Open” ditën e sotme ishte kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli, e cila ka prezantuar 10 kandidatët e Tiranës që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Një debat ka lindur mes kësaj të fundit dhe gazetarit Enton Abilekaj, i cili i thotë: “ju shquheni për “të kap për zhelesh, të nxjerr jashtë”, duke shtuar: “ne nuk mund të na vijë një politikan i një sistemi dhe ta rrëzojë. Kjo shoqëri nuk ka zgjedhur ende një Albin dhe një Vjosë”.

Pjesë nga debati:

Abilekaj: Ju shquheni për “të kap për zhelesh, të nxjerr jashtë”. Ne nuk mund të na vijë një politikan i një sistemi dhe ta rrëzojë. Kjo shoqëri nuk ka zgjedhur ende një Albin dhe një Vjosë.

Topalli: Pak më parë më thatë që emrat që zgjodha janë të rinj e politikanë. Tani më thoni se nuk do të jem se kam qenë politikane.

Abilekaj: E kam për profesion që mos të më pëlqejë asnjë.

Topalli: Okej, duhet të jetë realist cdo person. Por kam qenë e ashpër sepse kam refuzuar korrupsionin, klientelizmin dhe cdo gjë që kishte lidhje kundra me interesin publik. Kam votuar kundër tre prokurorëve të përgjithshëm kur isha kryetare e Kuvendit. Kam votuar kundër gjykatësve që kishin probleme me korrupsionin, kështu që nuk mund të më akuzoni se nuk kam qenë e ashpër me korrupsionin.