.

“Jo mor, jo mor….”, Rama ndërpret gazetarin: U bë zhurmë për 20 personalitete, kemi siguruar 360 mijë vaksina

Kryeministri Edi Rama ndërpreu në mes një prej gazetarëve që e pyeti se si do vazhdojë vaksinimi pas mjekëve dhe personaliteteve të moshuara. Rama tha se nuk kemi vaksinuar personalitetet, por personat mbi 80 vjeç, ku bëjnë pjesë edhe ato 20 persona, për të cilët u bë shumë zhurmë.
Kreu i qeverisë ripërsëriti se pritet ardhja e 360 mijë dozave, ndërsa tha se vazhdon negociatat me dy shtete.
“Jo mor më pas personalitetet. Kemi filluar me moshën 80+. Të rinjtë që po riskohen të ruhen. Të bëjnë çmos të mos bëhen pjesë e shkeljeve. Virusi i rrezikon të gjithë, ne nuk do shpikim rrotën. Të gjitha strategjitë kanë një emërues të përbashkët, nga mosha më e lartë në zbritje, nga mjekët tek mësuesit dhe policët. U bë zhurmë për 20 të moshuar, në kuadër të vaksinimit të disa qindrave prej tyre, natyrisht kjo vjen nga stresi I sasisë. Kemi marrë konfirmim për 360 mijë vaksina të AstraZeneza. Thjesht presim vulën. Edhe me një vend tjetër mik jemi shumë afër, po kontaktojmë edhe me një vend të tretë.”, deklaroi Rama.