.

Imazhe mbresëlënëse/ NASA publikon foto me ngjyra të planetit Mars

Imazhe mbresëlënëse, me ngjyra, u dërguan në Tokë nga rever-i hapësinor i NASA. Perseverance që tashmë ka zbarkuar në planetin e kuq.
Fotografitë tregojnë shkëmbinj, të cilët rover i mblodhi për t’i analizuar ato në kontekstin e projektit për të përcaktuar nëse ka apo jo jetë në Mars.
Mostrat vijnë nga brendësia dhe periferia e kraterit vullkanik Jezero, i cili daton nga 3.8 deri 3.9 miliardë vjet, periudhë gjatë së cilës Marsi besohet të ketë pasur ujë, i cili është i favorshëm për jetën.

Dy ditë më parë, NASA publikoi imazhet e para të momenteve historike pas uljes së suksesshme të roverit hapësinor në sipërfaqen e “planetit të kuq”.