.

Humbi jetën pas daljes së makinës nga rruga, kush është 22-vjeçari nga Laçi (EMRI)

Mëngjesin e sotëm një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku humbi jetën një 22-vjeçar. Mësohet se i riu është shtetasi Redon Zefi banues në qytetin e Laçit.

Humbja e kontrollit të automjetit bëri që i riu të dilte nga rruga dhe për pasojë të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./faxweb