.

Basha- Ramës: Ke shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve, më 25 prill fiton Shqipëria

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një video ku sulmon kryeministrin Rama. Në pjesën e parë të videos, selia e PD ka bër një montazh me fjalë të Ramës, ndërkohë që pas shpinës së tij shihet shembja e teatrit, përgjimet e BILD, kanabizimi i vendit, ish-ministri para gjykatës.
“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…”, dëgjohet Rama në video.
Ndërkohë pas Ramës, një zë tjetër rrështon disa nga dështimet e qeverisë sipas PD-së.
“Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë.”, thuhet në videon e postuar nga Basha.