.

“30 persona turren përmes mesazheve të më sulmojnë”/ Topalli në “Open”: Lëreni Bashën të ndërtojë vila dhe të shumëfishojë bizneset e kunatit!

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numër dy i Partisë Demokratike tha në Open se ajo ka votuar  pro ndryshimeve kushtetuese për të shmangur kriminelët që të hynin në parlament por ata e gjetën sërish rrugën!

Topalli thotë se sot është një shtet i mbushur me militantë dhe është emergjente që të largohet një klasë politike me tre persona për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

E pyetur nga Eni Vasili se cili është targeti zgjedhor poshtë të cilit nuk do të pranonte të ishte kryetare, Topalli shprehet:”Bashkë me grupin e deputetëve urojmë dhe do luftojmë të jemi faktorë ndryshimi dhe shprese, nëse nuk do jem do kthehem aty ku kam qenë. Kur kam thënë që kjo është një sakrificë, më kanë thënë që ju të gjithë politikanët kështu thonë. Ata që hyjnë për ti shërbyer vendit e kanë të tillë sepse heqin dorë nga jeta e tyre, për të qëndruar me familjet e tyre, një sakrificë”.

Topalli shton më tej se disa persona përdoren nga Lulzim Basha dhe përmes mesazhe e sulmojnë atë, por kjo gjë nuk e shqetëson. Ajo iu bën thirrje shqiptarëve që të bëhen së bashku me partinë e saj për të rrëzuar Edi Ramën dhe për “të lënë” Bashën të shumëfishojë pronat e kunatit!

Topalli: Kemi përballë njerëz të cilët kanë pushtet pa kufi, kanë para pa kufi, kontrollojnë media dhe blejnë edhe ato që quajnë analista, i çojnë në studio, i ndajnë në studio dhe i japin mesazhet që duhet të thonë. GJatë kësaj periudhe unë jam targeti kryesor i një ekipi që punon prej 30 vetash, në tre turne, për të sulmuar Jozefinën sepse ju duket si rrezik. Unë nuk e di se jam rrezik. Janë ata që përdoren edhe në media edhe çdo artikulli turren përmes mesazheve që vijnë nga grupi i Lulzim Bashës. Nuk më shqetësojnë mua këto. Problemi është se Ata harxhojnë  dhjetëra mijëra euro për këto punë. Prandaj unë i ftoj shqiptarët që ta lënë Bashën që të ndërtojnë 4 vila. Lëreni Lulzim Bashën të shumëfishojë bizneset e kunatit dhe ju ftoj të bëhemi bashkë dhe të rrëzojmë Edi Ramën.