.

Vaksinat anti Covid/ Koni: Qeveria duhet të fliste me më shumë prodhues. Bushati: Kjo bëhet lojë cic-mici

Mjeku Artan Koni ka folur në “Open” në lidhje me vaksinat dhe procesin e vaksinimit në vendin tonë duke thënë se do të donte që qeveria të kishte biseda me më shumë prodhues.

Ai i mëshoi faktit që qeveria shqiptare nuk duhet të lërë pas dore bisedat me prodhuesit rusë e kinezë pasi mund të ndodhë që autorizohen dhe sasitë të merren nga vende të tjera.

Koni: Unë mendoj që problemi është në rang kombëtar. Ajo që do doja të kishte bërë qeveria ndryshe është të fliste me sa më shumë prodhues sepse shëndeti vjen i pari dhe gjeopolitikën ta bëjnë si të duan. Kur flasim për shëndet, nuk kemi pse të themi që ajo vaksinë nuk vlen ndërsa nesër mund të autorizohet dhe të shpërndahet në Gjermani.

Bushati: Edhe vaksina ruse e refuzoi, por edhe propozimi nuk ishte serioz. Kjo bëhet lojë cic-mici.