.

Rovena Stefa zbulon se nuk flet më këtë këngëtare të njohur: Është hipokrite

E dinit?Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa nuk i flet prej disa kohësh koleges së saj, Elhaida Dani. Këtë e ka zbuluar vetë Stefa, teksa ishte e ftuar “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Ndërsa fliste në lidhje me marrëdhënien që ka me kolegët e saj, ajo u shpreh se në përgjithësi ka raporte shumë të mira. Por shtoi se me dikë ka më shumë raport e me dikë më pak.
Gjithashtu Stefa tha se mundohet që gjithnjë t’i shmangë zënkat. Por duket se një veprim i këngëtares së njohur, Elhaida Dani, e ka “detyruar nga ana e brendshme” që të mos i fliste më.
“Elhaida Dani më ka puthur në prapaskenë, më ka thënë “Uau, çfarë interpretimi!”, dhe tani më ka votuar me zero pikë. Domethënë, në këtë rast vetëm, kam qenë e detyruar nga ana ime e brendshme që të shprehesha dhe jo për t’u hakmarrë, por thjesht për të treguar hipokrizinë e dikujt”, ka treguar Rovena Stefa.