.

Humbi jetën nga Covid, 28-vjeçarja nga Elbasani solli në jetë fëmijën përpara kohe

Një 28-vjeçare nga Elbasani e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se ajo ka ndërruar jetë në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

E reja ishte shtruar prej disa ditësh, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mësohet se e reja ishte shtatzënë dhe për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët janë detyruar që të nxjerrin foshnjën me ndërhyrje cezariane, edhe pse në muajin e shtatë. Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, por fëmija gëzon shëndet të plotë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 1184 raste të reja me COVID nga 4013 testime testime të kryera në total, ndërsa 13 persona humbën jetën./Abcnews