.

Deklarata e Metës për vaksinimin e personaliteteve, ironizon Hila: Duhet të fillojë të shohi ndonjë film se librat janë punë e vështirë

Gazetari Dritan Hila ka komentuar në emisionin “Open” deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili shpreh për procesin e vaksinimit se:“Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësitë në vaksinimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”.
Hila nuk e ka kursyer ironinë teksa shprehet se më pëlqen që presidenti i ka hyrë shkencës

“Është gjë e mirë që ka filluar presidenti të merret me shkencë.A janë cështje dikature apo jo nuk e mendoj kështu sepse janë dhe vende të tjera që kanë bërë zgjidhje të tilla. Edhe zoti Meta do ta shfrytëzojë politikisht vaksinimin e 20 personaliteteve, por e këshilloj të shohi ndonjë film që ta kuptojë pse është personalitet Anagnosti, Margarita Xhepa.Nuk po këmbëngul që të lexojë libra se është punë e vështirë ajo”, tha Hila.