.

“Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, A do kemi bashkëpunim mes Rita Orës dhe Dafina Zeqirit?

Tashmë të gjithë e dimë se Rita Ora dhe Dafina Zeqiri, kanë një lidhje mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, nuk ka ngurruar asnjëherë që të tregojë se e mbështet Dafinën.

Madje edhe nëna e Rita Orës, Vera, është një fanse e këngëtares së njohur. Ajo para disa ditësh ndau me ndjekësit e saj një foto ku falënderonte Dafinën, për një nga mesazhet e saj të shumtë në kuadër të kujdesit për shëndetin mendor.

Po kthehemi te marrëdhënia mes dy këngëtareve shumë të dashura për publikun. Ju kujtohet deklarata e Rita Orës, të bërë disa vite më parë për Dafina Zeqirin?Kur një fans e pyeti atë nëse kishte ndonjë artist shqiptar që do donte të bashkëpunonte, Rita tha: “Po”.

“Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita asokohe”

Madje këngëtarja e famshme shtoi se nuk do të jetë vetëm ajo me të cilën do të bashkëpunojë, por Dafina do të jetë e para. Duket se disa fanse të tyre nuk e kanë harruar këtë deklaratë dhe kanë vendosur që ta risjellin sërish në vëmendjen e tyre.

Dafina e ka ripublikuar këtë deklaratë në “Instastory”-n e saj dhe përkrah ka shkruar: “Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, duke etiketuar edhe Ritën.

Tashmë nuk na mbetet tjetër veçse të shpresojmë që ky bashkëpunim mes tyre të vijë sa më shpejt. Edhe pse duket se do presim edhe pak.