.

2 vdekjet që tronditën publikun, Brataj: Gjenetika luan rol të madh, ja ku gabojnë të sëmurët me koronavirus

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar në “Open” rastin e 18 vjecarit dhe vajzës 32 vjecare që ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi. Brataj theksoi se gjenetika luan rol të madh ndërsa po qarkullojnë fjalë që në spitale “vdes” dhe njerëzit shkojnë në gjendje të rëndë me 70% të mushkërive të prekura, kur askush nuk mund të bëjë asgjë për ta.

“Çdo humbje jete është fatkeqësi, por ka pasur dhe fëmijë në botë. Mosha është e lidhur me shumë faktor. Duke parë dhe faktin që prindi është i sëmurë, gjenetika luan rol të madh. Po kriminalizohen dhe spitalet “aty vdes” dhe kur vjen me 70% të mushkërisë të prekur, nuk ke çfarë t’i bësh. Sheh që kanë nxjerrë dhe jashtë funksioni mëlçinë dhe thonë që nuk kanë marrë asgjë”, tha Brataj.

Sa i përket mënyrës së trajtimit, Brataj tha se terapia duhet të merret nëpërmjet analizat e gjakut ndërsa me format e reja të virusit ndodh që komplikacionet të vazhdojnë deri në javën e tretë.

“Në momentin, pas javës së parë, nëse vazhdon aty është momenti i një terapie, jo agresive por në bazë të dhënave të analizave të gjakut. Mund të marrësh antibiotikë, por nga goja dhe format e reja thonë që mund të ketë dhe në javën e tretë komplikacionet. Unë kam parë shumë pacientë që kanë përfunduar në fatalitet dhe ka të tjerë që deri në ditën 16 kanë marrë vetëm paracetamolë dhe vitamina”, tha Brataj.