.

Aurela Basha për “pazar” me të bijën, tregojnë edhe dhuratën që i morën Bashës(Foto)

Bashkëshortja e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duket se ka kaluar një të diel të qetë, duke iu përkushtuar fëmijëve të saj.
Aurela Basha ka postuar një foto me të bijën në Instagram, teksa shihen duke blerë libra.

Ajo thotë se pazari me të bijën, Dafinën, janë vetëm libra, e sigurisht që njëri prej librave që ajo ka përzgjedhur, është dhuratë për të atin.

“Me Dafinën pazaret janë vetëm libra, në fakt njërin e ka dhuratë për babin”, shkruan Aurela Basha.