.

“I rrezikshëm dhe i paligjshëm”, Italia dëbon biznesmenin shqiptar

“Personi i padëshiruar sepse jeton me dokumentet të parregullta dhe i rrezikshëm nga ana shoqërore”.

Ky është motivi i punonjësit të policisë në Breshia, Giovanni Signer që i paraqitit Gëzim Sallakut, ish-pronari i Darfo Calcio në vendimin e marrë për t’u dëbuar nga Italia.
Sipërmarrësi, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valle dhe në zonën e Breshias dhe të Sebinos. Ai u largua mbrëmë me anë të një fluturim që e ktheu atë në Shqipëri nga Milano, nw qytetin e Durrwsit, vendin ku ka lindur.

Biznesmeni 48-vjeçar ka qenë disa herë në qendër të mediave italiane pasi është arrestuar dhe gjykuar për raste të ndryshme. Para togave të zeza, Sallaku ka dalë për shitje të makinave të vjedhura; evazion fiskal por edhe armë pa leje e trafik droge.

Gjykata e Kasacionit i dha të drejtë në këtë betejë ligjore, por tani për shkak të lejes së qëndrimit “Permesso del soggiorno” të skaduar duhet të lërë Italinë dhe kjo edhe për problemet me drejtësinë.

/gazetashqip