.

Ditë zie në shtëpinë e Kristi Vangjelit, vëllai 36-vjeçar humb jetën

Humbje e madhe për Kristi Vangjelin dhe familjen e tij. Vëlli i tij, Pavli, 36 vjeç, u nda nga jeta për arsye shëndetësore.

Ditën e sotme lajmi i vdekjes së Pavlit ka marrë dhenë. Ai jetonte e punonte në Australi, ku stërviste ekipe. Vëllai i futbollistit të bardhebluve kishte qenë aktiv në fushë deri para dy vitesh.

Ekipet ku ka luajtur Pavli Vangjeli
Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK U20. Ai luajti në disa klube në Greqi, në kategori të ndryshme. Mesazhet e ngushëllimit për Kristin dhe familjarët kanë qenë të shumta për këtë humbje të madhe.