.

Zjarr në stallën në Finiq, digjen rreth 200 dele dhe sasi e madhe baze ushqimore

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një stallë në Viron të Finiqit duke lënë 200 bagëti dele të djegura. Policia informon gjithashtu se është djegur dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në Viron, teksa dyshohet se ngjarja është paraprakisht aksidentale.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.