.

Varianti i ri i COVID/ Boris Johnson jep lajmin e keq: Është më vdekjeprurës


Provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës, tha Kryeministri Boris Johnson.

Të dhënat janë vlerësuar nga shkencëtarët në Grupin Këshillimor të Rreziqeve, i cili ka informuar qeverinë.

“Përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri, varianti që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”, tha Johnson.

Sidoqoftë, të gjitha provat mbeten në një fazë paraprake.

Studimet kanë treguar tashmë se mund të përhapet më lehtë sesa versioni tjetër i virusit.

Varianti i ri u zbulua për herë të parë në Kent në shtator. Që atëherë është bërë versioni mbizotërues i virusit në Angli dhe Irlandën e Veriut dhe është përhapur në më shumë se 50 vende të tjera.