.

Tragjike në SHBA/ Gruaja vret 5 fëmijët dhe veten, i le letër bashkëshortit: Më vjen keq që…


Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Virxhinia të SHBA, ku një grua vrau pesë fëmijët e saj, i vuri flakën shtëpisë e më pas qëlloi për vdekje veten.

Gruaja, Oreanna Myers, 25 vjeç, qëlloi pesë djemtë në shtëpinë e tyre pranë Williamsburg, ndërsa fëmijët u identifikuan si Shaun Dawson Bumgarner, 7 vjeç, Riley James Bumgarner, 6 vjeç, Kian Myers, 4 vjeç, Aarikyle Nova Myers, 3 vjeç dhe Haiken Jirachi Myers, 1 vjeç.

Sipas autoriteteve, Myers ishte mërzitur që burri i saj, i cili punonte larg, nuk kishte mundur të vinte në shtëpi për arsye logjistike.

Tragjike në SHBA/ Gruaja vret 5 fëmijët dhe veten, i le

Trupat e fëmijëve me plagë në kokë u gjetën brenda shtëpisë ndërsa Myers u gjet jashtë afër një tavoline pikniku.

Myers i dërgoi mesazh burrit të saj ditën e të ngjarjes duke i thënë se ajo ka lënë diçka për të në automjetin e tyre.

Atje u gjet një letër drejtuar të shoqit, me gjurmë gishtash të përgjakur.

“Më vjen shumë keq Brian. Unë nuk isha aq e fortë sa për ty apo për këtë familje. Koka ime është kaq lëmsh. Më vjen keq për krimin. Unë nuk isha mjaft e fortë për t’i luftuar këta demonë. Unë jam në depresion, zemra më është mpirë, shpirti më është shkatërruar plotësisht. Me vjen keq që dështova”, thuhej në letër.