.

Meta nxjerr të dhënat e Eurostat: Të parët në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, koha për të menduar e vepruar për shqiptarët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019.

Meta thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, dhe një shqiptar sot ndihet më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Nga ana tjetër ai bën thirrje që tani është koha për të menduar e vepruar për shqiptarët.

STATUSI NGA ILIR META

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT! ??