.

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, SPAK ‘harron’ masën e sigurisë për 56-vjeçarin nga Korça. Gjykata cakton ‘arrest me burg’ 5 ditë me vonesë


Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ‘harruar’ një shqiptar të ekstraduar nga Gjermania, i cili ishte në pritje prej 5 ditësh të caktimit të masës së sigurisë. Gjergj Çollaku u ekstradua në Tiranë, ndërkohë që masa e sigurisë ‘arrest me burg’ iu dha 5 ditë me vonesë, ndonëse kjo duhej brenda 48 orëve.

56-vjeçari nga Korça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.

Sipas avokatëve Çollaku është ekstraduar me datë 14 janar nga Gjermania, ndërsa sipas ligjit SPAK duhet të ekzekutonte menjëherë me pas urdhrin e arrestit. SPAK ka dërguar në Gjykatë procesverbalin e ekzekutimit të urdhrit të arrestit te datës 19 janar, pra 5 ditë më vonë./bw