.

‘Gjyq’ në KQZ për gjobën, hiqet dënimi për deputetin e PS-së dhe kreun e Kadastrës në Lushnjë

Mbledhja e parë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, i ngjasoi më shumë një gjyqi. Në axhendë ishte shqyrtimi i dy kërkesave për të ndryshuar vendimin e Ilirjan Celibashit që dënoi me gjobë prej 1500 lekësh kreun e Kadastrës së Lushnjes, pas dhënies së lejeve të legalizimit nga deputeti i PS, Bujar Cela, një veprimtari e ndaluar nga KQZ për shkak të zgjedhjeve.

KAS pa të arsyeshme që t’i hiqte gjobën aspak të konsiderueshme, Kreut të kadastrës së Lushnjës, duke u mjaftuar vetëm me një kërkesë; në aktivitete të tilla të mos ftohen deputetë.

Për Komisionin e Ankesave, një foto e shpërndarë në rrjetet sociile nuk provon se certifikatat janë shpërndarë nga deputeti. Ndonëse LSI kërkoi gjobë deri 9O mijë lekë, KAS jo vetëm që nuk e mori në konsideratë këtë shumë, por i hoqi dhe gjobën e parë, prej 1500 lekësh.

NJOFTIM

Tiranë më 22.01.2020

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kërkesën Ankimore nr. 01 me objekt “Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021” me ankues, z. Arben Qalliu dhe Kërkesën Ankimore nr. 02 me objekt “Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021” me ankues, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në përfundim të shqyrtimit Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ndryshimin e vendimit nr. 7, datë 14.01.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranimin e ankimit të z. Arben Qalliu lidhur me vendosjen e sanksionit administrativ, si edhe rrëzimin e ankimimit Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vendosjen e sanksionit administrative ndaj deputetit Bujar Çela.

Gjithashtu, KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit.