.

Dritan Leli apel qytetarëve të Vlorës: Aplikoni për kartat e identitetit edhe të shtunën!

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i gjendur këtë të premte në zyrat e Aleat në territorin e Bashkisë së Vlorës, ka kujtuar qytetarët e Vlorës, sidomos ata që kanë të drejtë vote dhe që votojnë për herë të parë të vinë të aplikojnë në zyrat Aleat për tu pajisur me kartën e identitetit.

Sipas tij, “Është një element i domosdoshëm për të treguar vullnetin në zgjedhjet e radhës dhe që për arsye të mbarimit të afatit të përdorimit të shumë prej kartave të identitetit jo vetëm në territorin e bashkisë së Vlorës, por në të gjithë Shqipërinë, bashkia e Vlorës ka ofruar shërbim në këto zyra dhe ditën e shtunë”.

Leli ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Vlorës që të aplikojnë çdo ditë të javës e përveç kësaj edhe ditën e shtunë në kushte optimale.

“Kjo do të ishte shumë inkurajuese për të gjithë ata që duan të pajisen me dokumentin identifikues në zyrat e Aleat ku mbështetja e strukturave të bashkisë së Vlorës, mbështetja e zyrës së Gjendjes Civile që është konfirmuar dhe me prezencën e drejtorit te Përgjithshëm, zotit Dorac është në standardin e përkujdesjes së cilësisë për procesin zgjedhor të radhës”.