.

Zyrtare /Kryetarja e KQZ-së: Albin Kurti nuk kandidon dot në zgjedhjet e 14 shkurtit, burrat e politikës po më sulmojnë

Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, për shkak të dënimeve që rëndojnë mbi të.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka në një konferencë për mediat, duke theksuar se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ndalon kandidimin e të gjithë zyrtarëve që kanë problem dënime të formës ligjore në katër vitet e fundit.

“Shkurt shqip dhe qartë është ligji ua ndalon të dënuarve kandidimin. Si gjyqtare dhe Kryetare e KQZ-së i garantoj qytetarët se do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Daka.

Ajo po ashtu akuzoi partitë politike se po ndërhynin në punën e KQZ-së me deklaratat politike dhe presionin publik. Kjo konferencë e Dakës vjen një ditë pasi KGJK ka verifikuar listat e partive politike, duke zbuluar se dhjetëra kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin, përfshirë këtu edhe Kurtin.

Ndaj ish-kryeministrit ka një vendim Gjykate për hedhjen e gazit lotsjellës. Glauk Konjufca, ish-ministër i qeverisë Kurti deklaroi se Valdete Daka kërkon eliminimin politik të kryetarit të Vetëvendosjes.

“Unë, nuk marr vendime në emër të KQZ-së”, iu përgjigjj Daka. “Sipas ligjit, KQZ-ja është organ kolegjial, i përbërë edhe nga 10 anëtarë të tjerë, të cilët përfaqësojnë partitë politike dhe që kanë votën e tyre, njëjtë si unë. Unë jam në detyrën e Kryetares së KQZ-së edhe me betimin si Gjyqtare e Gjykatës Supreme, për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi dhe këtë betim do ta çojë deri në fund e palëkundur. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike”, tha kryetarja e KQZ-së./GazetaSi