.

Vrau kunatën e më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, burg përjetë për Dashamir Xhepën

Burg përjetë për Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të 2019-ës.
Sipas ‘BalkanWeb’ Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin final për Xhepën.

Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 3 plumba në trup dhe më pas ishte hedhur në liqen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronat, që kishte nisur prej disa vitesh me dy familjeve.