.

Tregohuni të vëmendshme! Këto 5 zakone ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë

Zakonet tuaja, zgjedhjet e stilit dhe madje qëndrimi juaj janë vetëm disa nga mënyrat që ju bëjnë të dukeni më të vjetër në moshë. Këtu janë gabimet më të zakonshme:

Numri i gabuar i reçipetave

Madhësia e gabuar e tyre jo vetëm që mund të jetë e pakëndshme, por gjithashtu mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetra se sa jeni me të vërtetë. Reçipetat e duhura mund t’ju bëjnë menjëherë të dukeni më të gjata, më të holla ose më të reja.

Kur vishni rroba që nuk ju bëjnë

Njësoj si reçipetat dhe pantallonat apo veshjet e tjera të cilat nuk janë në masën tuaj ju bëjnë gjithashtu të dukeni në moshë më të madhe. Një ekspert profesional i imazhit, thotë se përshtatja e veshjeve është më e rëndësishme se stili apo trendet. Christie Maruka, një stiliste profesioniste veshjesh me më shumë se 30 vjet eksperiencë, pajtohet dhe thotë se rrobat të cilat ju i përshtatni me vështirësi dhe nuk janë tuajat ju rrisin në moshë.

Bizhuteritë e mëdha dhe të rënda gjithashtu mund t’ju tregojnë të mëdha në moshë. Në vend të kësaj, zgjidhni diçka delikate një zinxhir të hollë ose një byzylyk tenisi.

Ndjekja e trendeve

Kjo mund të jetë diçka jo e mirë për pamjen tuaj. Nga njëra anë duke mos i ndjekur dukeni sikur nuk kujdeseni për përmirësimin pamjes tuaj por ka raste që trendet e reja nuk përshtaten me ju, me stilin që keni dhe veshjet që përdorni. Ndaj mendohuni dhe njëherë përpara se të shpenzoni për veshjet e fundit.

Vishni gjithnjë ngjyrën e zezë

E zeza është një ngjyrë e cila përshtatet me të gjitha dhe e lehtë për tu kombinuar. Por kjo nuk do të thotë që duhet ta vishni gjithmonë. Në të vërtetë, ngjyrat më të ndritshme ju bëjnë të dukeni më të reja./Iconstyle