.

Shefja e ISHP, Silva Bino: Varianti i ri i Covid përhapet më shumë nga të rinjtë e moshës …


Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi, u njoftua vazhdimi i mësimit online për universitetet.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se dihen sfidat që ka mësimdhënia online.

Por ajo bëri të ditur se variantet e reja të Covid transmetohen shumë kollaj nga të rinjtë e moshës 15-24 vjeç.

”Me shfaqjen e varianteve të reja të Covid, që janë gjetur në shumë vende të botës, është vënë re që mosha 15-24 vjeç, jo vetëm preken, por shërbejnë si transmetues të këtij virusi në mosha të tjera. Ky është vendim jo i dëshirueshëm, por që duke pasur parasysh këtë që po kalojmë, është vendim që duhet marrë. Vaksinimi i popullatës do të na sjellë buzëqeshjen,” tha Bino.