.

Sa është paga e një astronauti? – Jo aq e lartë sa mendoni, një menaxher kompanie fiton shumë më tepër

Paga e një astronaut është e lartë, por jo aq e lartë sa mendoni: një menaxher kompanie ose një futbollist fiton shumë më tepër.

Një astronaut fiton mjaftueshëm, por jo aq sa mund ta imagjinoni. Astronautët civilë të NASA-s klasifikohen si nëpunës civilë GS-12 dhe GS-13, në varësi të aftësive dhe vjetërsisë së tyre. Sipas pagave të vitit 2020, ata fitojnë një shifër midis 66,167 dhe 161,141 dollarë bruto në vit.

Në euro, paga e tyre është ndërmjet 55,000 dhe 134,000 euro bruto në vit, të cilat neto bëhen mes 42,000 dhe 91,000 afërsish.

Në thelb, duke ndarë me 12 muaj, ato korrespondojnë me një pagë midis 3,500 dhe 7,600 euro neto në muaj (një astronaut me super përvojë). Astronautët europianë, të vendosur midis niveleve A2 dhe A4, fitojnë shifra të ngjashme: pak më të larta pagat në nivelin më të ulët, por më të ulëta ato maksimale.

Më pak se një lojtar futbolli. Paga të mira, me pak fjalë, por jo për një jetë luksoze. Edhe duke marrë parasysh se është një punë stresuese, e rrezikshme që kërkon qëndrim të shpeshtë jashtë vendit: të stërvitesh për një fluturim në Stacionin Hapësinor duhet të kalosh shumë kohë në Rusi, Japoni, Kanada dhe për Europianët gjithashtu në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara . Sigurisht që shpërblimet janë të shumta, por nëse qëllimi është të pasurohesh, bëhu më mirë menaxheri i një kompanie të madhe ose … futbollist. (Focus, Scan)