.

“Këshillat e ekspertëve vulosin gjithçka”, ministrja Kushi për mësimin online: Studentët fokusi ynë kryesor, shëndeti qëndron mbi të gjitha


Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në konferencën, ku kanë marrë pjesë ekspertët e shëndetësisë, deklaroi se mësimi online në universitete do të vazhdojë.

Kushi tha se ky vendim vjen pas këshillës nga ana e ekspertëve shëndetësorë.

“Duhet të sqarojmë më mirë situatën aktuale dhe t’i japim përgjigje studentëve dhe arsimit tonë të lartë. Ne kemi shumë besim tek ekpsertët e shëndetësisë, ne vlerësojmë rekomandimet e juaja, që lidhen me situatën në tërësi, por sidomos në lidhje me arsimin.

E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti, por mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. E rëndësishme është ruajtja e shëndetit”, tha Kushi.

Evis Kushi thekson se këshillat e ekspertëve shëndetësorë janë ata që vulosin gjithçka, nëse duhet zhvilluar mësimi online apo në auditorë.

“Këshillat e ekspertëve janë ato që vulosin nëse duhet mësim online. Faleminderit për vëmendjen dhe pre-dispozitës pozitive”, deklaroi Kushi./BW