.

Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Paundi britanik ndërsa Dollari amerikan humbet pikë

Monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme këtë të enjte duke u blerë sërish edhe këtë mëngjes me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.6 lekë sikurse edhe një ditë më parë.

Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një rënie prej 0.4 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 0.5 pikë nga dita e mërkurë teksa blihet ditën e sotme me 138.3 lekë dhe shitet me 139.3 lekë referuar tregut valutor të brendshëm.

Franga zvicerane është forcuar nga një ditë më parë duke u blerë këtë të enjte me 113.7 lekë dhe duke u blerë me 114.7 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

SCAN