.

Çmimet e konsumit u ulën në dhjetor, Shqipëria e shtata në Europë

Indeksi i harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që bën krahasim me vendet e Europës, tregon se shtrenjtimi i çmimeve ka qenë më i ulët, 1,5% në dhjetor 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje e rendit Shqipërinë të shtatën në Europë për rritjen e çmimeve të konsumit.

Në nëntor 2019 ky indeks ishte 2,2 % dhe e rendiste Shqipërinë në vendin e pestë në Europë për çmimet e konsumit.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2020 në 1,5 %, rritjen më të madhe të çmimeve prej 2,9 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili dhe “Shëndeti” 0,1 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,7 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” 0,1 %. Në muajin Dhjetor 2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” me 0,3 % secili, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,3 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2020 është 2,2 %./GazetaSi