.

“Bashkohu kundër së keqes”, çifti Basha shfaqet në ekspozitën për gratë, ja mesazhi i fortë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten Aurela Basha në një ekspozitë të organizuar nga Taulanda Jupi me motiv gratë.

Ka qenë Aurela Basha ajo që ka publikuar foto nga vizita në këtë ekspozitë duke dhënë dhe një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj grave.

“Me Lulzim Basha dhe zysh Taulanda Jupi në ekspoziten THYER. Stop dhunës ndaj grave, bashkë kundër të keqes, art për gratë”, shkruan ajo pranë fotos ku shfaqet me bashkëshortin, kreun e PD Lulzim Basha.foto galeri

/bw