.

21 janari/ Bushati në Open: Regjimet rrëzohen me dhunë, përgjegjësia është e Sali Berishës

Sot mbushen plot 10 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku mbetën të vrarë, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, 4 qytetarë të pafajshëm gjatë një tubimi nën drejtimin e opozitës kundër kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

I ftuar në Open në Top Channel Andi Bushati tha se përgjegjësia politike është e gjitha e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 personave.

“Sali Berisha tregoi se nuk pyet për opozitën. Para kësaj ishte prishja e materialeve zgjedhore. Ishte grisja e marrëveshjes së krokodilit. Kjo tregon që Berisha qeveriste sipas mendjes së tij dhe nuk pyeste fare për opozitën. Edi Rama bëri atë që duhej të bënte një lider opozite. U soll si një lider që duhet të sillet ndaj një regjimi. Ndaj regjimi të Berishës duhej të kishte edhe më shumë dhunë. Përgjegjësia e vetme e politike është e Sali Berishës. Rgjimet bien me dhunë”- tha Bushati.