Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person i cili udhëtonte me makinë. E tronditur, gazetarja shikon në drejtimin e makinës dhe më pas përpiqet që të mbledhë veten.
Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan: Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezeçme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihem si m**, kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve kudo dhe duhet të ndalet.
Kjo video ka marrë më shumë se 3 milion views dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloo. /tvklan.al
This is not funny and it’s not cool. As much as I’d love to say it doesn’t bother me, it does. It makes me feel like sh*t. Especially as VJ who is always alone. This still happens to female reporters everywhere and it needs to stop. pic.twitter.com/NsqJJsrOno
— Krista Sharpe (@KristajSharpe) January 18, 2021