.

Pse do të mbahet mend Zonja e Parë, Melania Trump

Kur Melania Trump largohet nga Uashingtoni në Ditën e Përurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA-ve, ajo do të mbahet mend si zonja e parë që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë vonë dhe doli herët. Melania Knauss Trump erdhi në rolin e saj si Zonjë e Parë si një enigmë.

Askush nuk e dinte se si ish-modelja Sllovene, e cila u bë gruaja e tretë e Donald Trump do të përshtatej me rolin që paraardhësja e saj, Michelle Obama, kishte ripërcaktuar.

Dhe tani, pas katër viteve trazira, raportet e pabesisë e burrit të saj, problemet me veshkat që kërkonin qëndrim në spital dhe thashethemet asnjëherë të provuara se ajo nuk jetonte as në Shtëpinë e Bardhë, do ta bëjnë më të paharrueshme Zonjën e Parë, e cila aq sa dukej ndryshe nga burri i saj, ishte dhe e ngjashme me të.

E përshkruar nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë si në një gjendje shoku pas zgjedhjeve të vitit 2020, Melania Trump u bashkua me burrin e saj në këmbënguljen se ai kishte fituar në të vërtetë.

Melania Trump kurrë nuk foli me Zonjën e Parë të ardhshme, Jill Biden, për çështjet e tranzicionit dhe nuk bëri asnjë përpjekje për t’i bërë asaj një turne në Shtëpinë e Bardhë, siç është zakon për Zonjat e Para që largohen.

Në vend të kësaj, zonja Trump u përqëndrua në “paketimin” e Shtëpisë së Bardhë, edhe pse burri i saj është përpjekur ta bëjë kohën të qëndrojë në vend./TIP