.

Ku ishte Jack Ma? Miliarderi rikthehet në “skenë” pas 3 muajsh zhdukje

Themeluesi i Alibaba Group, Jack Ma, ka bërë paraqitjen e tij të parë mediatike që pas “sulmit” që qeveria kineze i bëri perandorisë së biznesit të tij. Mungesa e Ma- së në sytë mediatik kishte ngjallur spekulime mbi vendndodhjen e tij dhe zhdukjes nga çfarëdolloj deklarate apo shfaqjeje në publik.

Miliarderi zhvilloi një mbledhje me 100 mësues në zona rurale, përmes një video – konference. Në video, Ma shfaqet me një pulovër ngjyrë blu dhe fliste nga një dhomë me mure gri dhe qilim me vija, por të paidentifikuar për vendndodhjen.
Burimi:BBC, SCAN