.

E veshur me të bardha, Lady Gaga lutet në Capitol para se të këndojë himnin për inaugurimin e Biden

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga po përgatitet për inaugurimin e Presidentit të ri të SHBA, Joe Biden, i cili do të mbahet sot në orën 18:00 me orën europiane.

Ajo publikoi një foto nga Capitol në Uashington, ku shfaqet e gjitha me të bardha dhe ka treguar se është lutur shumë për një të nesërme më të mirë në vendin ku jeton.
Gjatë provave, këngëtarja me origjinë italiane, i bëri homazhe ushtarëve dhe me atë rast ajo veshi një kombinim “engjëllor”.