.

Parakalimi i gabuar, dalin pamjet pak para aksidentit tragjik që u mori jetën 4 personave në Milot(Video)

Publikohen pamjet pak para aksidentit të rëndë që u mori jetën 4 personave nga e njëjta familje, të cilët po udhëtonin në Rrugën e Kombit.
Nga aksidenti mes një mjeti Citroen dhe një kamioni pati 4 viktima, shtetas nga Kosova. Gjithashtu, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në video shihet makina e bardhë Citroen që hyn me shpejtësi në parakalim, disa metra përpara përplasjes me kamionin.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën dy bashkëshortët Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijë, nipi K. Koçi, 11 vjeç dhe vajza e çiftit M. Avdiaj, 5 vjeçe.

Shihni videon e publikuar nga Report Tv.